# 1 milion dollar për një postim/ Kylie Jenner dhe Cristiano Ronaldo “rrèzohen” nga froni. Kush po pasurohet nga Instagrami

> “Fronin” si personi që fiton më shumë të ardhura nga Instagrami e ka marrë Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”. Në listën e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/1-milion-dollar-per-nje-postim-kylie-jenner-dhe-cristiano-ronaldo-rrezohen-nga-froni-kush-po-pasurohet-nga-instagrami/
**Published:** 2020-07-01
**Modified:** 2020-07-01

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/Cristiano-Ronaldo-Ariana-Grande-Kylie-Jenner-Instagram-Richest-682x351-1-300x154.jpg)

“Fronin” si personi që fiton më shumë të ardhura nga Instagrami e ka marrë Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”. Në listën e Hopper HQ rezulton se ai është i vetmi që fiton 1 milion dollar për një postim, rritje me 15% nga viti i kaluar.

Dwayne Johnson ishte aktori me pagesën më të lartë në Hollywood dhe tani shtohet një tjetër titull që sjell të ardhura të mira në llogarinë e tij. Johnson ka punuar fort për të marrë pushtetin e Instagramit pasi ka publikuar foto të ushqimeve dhe të trupit plot muskuj.

Në vendin e dytë e mban Kylie Jenner që fiton 986 mijë dollarë për post, të tretin Cristiano Ronaldo me 889 mijë dollarë. Kim Kardashian mban vendin e katërt me 858 mijë dollarë për post dhe top pesëshen më të paguar nga rrjeti social e plotëson Ariana Grande me 853 mijë dollarë. (

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** 1 milion dollar për një postim/ Kylie Jenner dhe Cristiano Ronaldo “rrèzohen” nga froni. Kush po pasurohet nga Instagrami
