# 17 urdhëresa: Ja vendimet e para të Joe Biden si president

> Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Biden nënshkroi disa veprime dhe urdhra ekzekutivë &#8211; disa prej të cilave ndryshojnë vendimet e marra&hellip;

**URL:** https://publialb.al/17-urdheresa-ja-vendimet-e-para-te-joe-biden-si-president/
**Published:** 2021-01-21
**Modified:** 2021-01-21

---

Në ditën e tij të parë në detyrë, Presidenti Biden nënshkroi disa veprime dhe urdhra ekzekutivë – disa prej të cilave ndryshojnë vendimet e marra nga paraardhësi i tij, ish Presidenti Trump – për çështje përfshirë mjedisin, imigracionin, regjistrimin e SHBA dhe ndryshimet rregullatore. Presidenti Biden nënshkroi urdhëra ekzekutivë me shtrirje të gjerë, të cilët u japin fund kufizimeve të udhëtimit nga vende afrikane dhe me shumicë myslimane, fillojnë ndaljen e financimit të murit kufitar, si dhe forcojnë mbrojtjet për emigrantët e sjellë në moshë të mitur në rrugë të paligjshme.  Joe Biden dhe Kamala Harris janë zyrtarisht presidenti dhe zv.presidenti i SHBA-ve.

---

**Categories:** Bota
