# 2 të rinj në Tiranë godasin me sende të forta një person, konflikti ndodhi tek Liqeni i Thatë në Tiranë

> Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur tek Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të rinj kanë goditur me sende të forta një tjetër.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/2-te-rinj-ne-tirane-godasin-me-sende-te-forta-nje-person-konflikti-ndodhi-tek-liqeni-i-thate-ne-tirane/
**Published:** 2021-04-21
**Modified:** 2021-04-21

---

Një sherr mes disa të rinjve ka ndodhur tek Liqeni i Thatë në Tiranë. 2 të rinj kanë goditur me sende të forta një tjetër.

Policia ka arritur të identifikojë një prej autorëve dhe po punon për identifikimin e të dytit. 24-vjeçari B.A është shpallur në kërkim, ndërsa blutë e Tiranës po punojnë për identifikimin e shokut të tij.

“Më datë 20.04.2021 u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B. A., 24 vjeç, sepse në bashkëpunim me një shtetas tjetër (punohet për identifikimin e tij), tek Liqeni i Thatë, kanë goditur me sende të forta shtetasin M. R”, njoftoi policia.

---

**Categories:** Aktualitet
