# A ishte i shantazhuar Donald Lu kur bëri deklaratën për "gjyqet komuniste"? Analizojnë LIVE aktivistët Shkurti dhe Goxhaj

> Mbrëmë në televizionin online Antisoros TV dyshja e aktivistëve , avokati Altin Goxhaj dhe Armir Shkurti kanë analizuar deklaratën e ambasadorit Donald Lu në kontekstin e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/30927-2/
**Published:** 2017-10-27
**Modified:** 2017-10-27

---

Mbrëmë në televizionin online Antisoros TV dyshja e aktivistëve , avokati Altin Goxhaj dhe Armir Shkurti kanë analizuar deklaratën e ambasadorit Donald Lu në kontekstin e çështjes “Tahiri” “për “gjyqe komuniste”.

Dy aktivistët sollën në vëmendje deklaratat e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin Opinion , një ditë para mbledhjes së Komisionit Parlamentar që shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë. Në atë emision, për Ambasadorin Donald Lu , Tahiri u shpreh: “***S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasë për policinë të vijë të më japi një ndihmë konkrete***“. Më tej Tahiri deklaroi se nga 90 milion dollarë ndihma që kanë ardhur për policinë , vetëm 2 milion i kanë shkuar asaj. Po ashtu , me prepotencë, Tahiri përgënjeshtroi deklaratën publike të Lu – së, duke thënë se në Shqipëri nuk ka asnjë familje mafioze

Dy aktivistët, Goxhaj e Shkurti analizuan se, pas kësaj deklarate pritej që Ambasadori Lu të dilte dhe të paktën të jepte shpjegime për 90 milionët e përmendura nga Tahiri, për të mbajtur një qëndrim rreth krimit , drogës dhe familjeve mafioze….por në fakt ai përsëriti një deklaratë të një zyrtari më të lartë se ai në Departamentin e Shtetit, duke shtuar “tërheqjen e vëmendjes” që të mos kthehen gjyqet komuniste.

Në atë emision të Tahirit u shpërndanë mesazhe okulte majtas e djathtas, për informacione që “mund të kishte” e “mund të kishte patur” me të cilat “mund të kishte bërë miq”. Në këtë batare mesazhesh nuk shpëtoi pa rënë në sy as kjo e Lu-së, i cili, përmes paradigmës së “gyqeve komuniste”, i dha mundësi Edi Ramës të devijonte mesazhin e Departamentit të Shtetit për drejtësi të ndershme edhe në këtë rast.

Analizës Shkurti & Goxhaj nuk i shpëtoi as “lajthitja” e Ambasadorit Lu, në rapor me atë që ai përfaqëson në reformën në Drejtësi dhe “shkelmit” që i futi duke përmendur “gjyqet komuniste”.

“A u investua Donald Lu dhe taksapaguesit amerikanë për të prodhuar në fund të reformës në drejtësi një sistem drejtësie me gjyqe komuniste”? – e mbyllën analizën dy aktivistët politikë.

[linkun e këtij emisioni e shihnin duke klikuar këtu](https://www.facebook.com/AntiSorosTV/videos/1668635406541888/)

---

**Categories:** Lajme
