# 42 orë nga mbyllja e votimit/ 8 qarqe përfundojnë numërimin e votave, 4 në proces. Ja si ngjyroset harta e Shqipërisë

> Kanë kaluar rreth 42 orë nga mbyllja e zgjedhjeve të 25 prillit, duket se numërimi i votave për subjektet politike është drejt fundit dhe shumë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/42-ore-nga-mbyllja-e-votimit-8-qarqe-perfundojne-numerimin-e-votave-4-ne-proces-ja-si-ngjyroset-harta-e-shqiperise/
**Published:** 2021-04-27
**Modified:** 2021-04-27

---

Kanë kaluar rreth 42 orë nga mbyllja e zgjedhjeve të 25 prillit, duket se numërimi i votave për subjektet politike është drejt fundit dhe shumë shpejt Shqipëria do të ketë zyrtarisht fituesin e zgjedhjeve të 25 prillit.

Deri në këto momente kanë përfunduar numërimin e votave 8 qarqe, ndërkohë që në 3 ka fituar PD dhe në 5 PS. Në 4 qarqe vijon procesi, nga këto në një qark atë të Lezhës kryeson PD, ndërsa në 3 të tjera kryeson PS.

**QARQET E MARRA NGA PD**

Shkodër, (5 PD, 3 PS, 2 PSD, 1 LSI)

Kukës, (2 PD, 1 PS)

Dibër, (3 PD, 2 PS)

**QARQET E MARRA NGA PS**

Elbasan (8 PS, 6 PD)

Korçë (6 PS, 5 PD)

Gjirokastër (3 PS, 1 PD)

Vlorë (8 PS, 4 PD)

Berat (5 PS, 2 PD)

PD kryeson në Lezhë, ku deri tani rezultati 4 deputetë PD dhe 3 PS. Ndërkohë në Durrës kryeson PS me 8 mandate, e më pas PD me 6; në Tiranë PS 18, PD 15, LSI 2 dhe PSD 1, në Fier 9 PS, 6 PD dhe 1 LSI. “BalkanWeb” ka sjellë në kohë reale për publikun rezultatet e votimit dhe numërimit.

Sipas rezultateve të deritanishme, PS ka 74 mandate, PD 59, LSI 4 dhe PSD 3.

[![Harta Okok](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/harta-okok.png)](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/harta-okok.png)

---

**Categories:** Aktualitet
