# Gati për super projektin nga David Dreshaj dhe Elinel

> Pas albumit super të pëlqyer dhe festiv që vazhdon ende të dëgjohet e besoj se sa herë të vijnë Krishtlindjet do të ridëgjohet ai tashmë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/56327-2gati-per-super-projektin-nga-david-dreshaj-dhe-elinel/
**Published:** 2023-05-16
**Modified:** 2023-05-16

---

Pas albumit super të pëlqyer dhe festiv që vazhdon ende të dëgjohet e besoj se sa herë të vijnë Krishtlindjet do të ridëgjohet ai tashmë ka kohë që po punon për një super bashkëpunim. E kemi fjalën për artistin simpatik e talent David Dreshaj ku mësojmë se projekti më i ri është gati e do të jetë një super duet me Elinel.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/05/received_1023054592441360-200x300.jpeg)

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/05/received_1662776087504139-200x300.jpeg)

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/05/received_1309504469916559-200x300.jpeg)

Kënga ka gati edhe klipin që do të lansohet të martën e 16 Majit pas orës 18 e ku të gjithë fansat mezi po e presin. Në rrjetin e tij social David ka treguar me anë të disa fotove edhe titullin e këngës që quhet “Ama zemrën”, e siç shkruan edhe vetë artisti ky është bashkëpunimi i tij i parë në karrierën e tij muzikore, ndërsa na premton se do të jetë shumë nxehtë këtë verë.

E në fakt në këto javë David Dreshaj ka qenë një prej artistëve mē të kërkuar nëpër plot festivale e evente nga Tirana, Prishtina, Shkupi e disa qytete të vendlindjës së tij ku jeton e vepron në Mal të Zi.

---

**Categories:** Histori/Suksesi/Muzikë
**Tags:** Gati për super projektin nga David Dreshaj dhe Elinel
