# “I duruari, i fituari” njihuni me shenjat e horoskopit që nuk e humbasin kurrë qetsinë

> Sipas astrologjisë çdo shenjë ka karakteristikat dhe të veçantat e saj. Por cilat janë shenjat që njihen për qetësinë dhe maturinë e tyre? Me sa&hellip;

**URL:** https://publialb.al/59066-2i-duruari-i-fituari-njihuni-me-shenjat-e-horoskopit-qe-nuk-e-humbasin-kurre-qetsine/
**Published:** 2023-06-15
**Modified:** 2023-06-15

---

Sipas astrologjisë çdo shenjë ka karakteristikat dhe të veçantat e saj. Por cilat janë shenjat që njihen për qetësinë dhe maturinë e tyre?

Me sa duket, këto tipare janë karakteristikë e Shigjetarit dhe Peshqve, kryesisht meshkujt që u përkasin këtyre dy shenjave dallojnë për maturi e qetësi. Nëse i keni pranë, dimë t’ju themi vetëm që jeni me fat.

Shigjetari

Meshkujt që i përkasin kësaj shenje njihen për karakterin optimist dhe pozitiv. Ruajnë qetësinë edhe në situatat më të vështira. Është shumë e vështirë t’i sosësh durimin një burri të kësaj shenje zodiakale.

Peshqit

Burrat e kësaj shenje janë romantikë, burra me shumë ideale dhe me një sens të jashtëzakonshëm drejtësie. Është shumë e vështirë të shohësh një burrë të shenjës së Peshqve të nxehur ose agresiv, sepse bëhet fjalë për karakteristika që nuk bëjnë pjesë në personalitetin e tyre.

---

**Categories:** ASTROLOGJI
**Tags:** “I duruari, i fituari” njihuni me shenjat e horoskopit që nuk e humbasin kurrë qetsinë
