# KËNGËTARJA  ELVIRA FJERZA NË DUET ME KËNGËTARIN MARLEN QELIA SJELLIN KËNGËN “NUSJA MOTËR MË KA DALË”

> Këngëtarja e mirënjohur Elvira Fjerza e thirrur ndryshe dhe “Princesha e këngës Malësore” çdo ditë e më tepër po sjell projekte të reja, dhe bashkëpunime&hellip;

**URL:** https://publialb.al/65480-2kengetarja-elvira-fjerza-ne-duet-me-kengetarin-marlen-qelia-sjellin-kengen-nusja-moter-me-ka-dale/
**Published:** 2023-09-27
**Modified:** 2023-09-27

---

Këngëtarja e mirënjohur Elvira Fjerza e thirrur ndryshe dhe “Princesha e këngës Malësore” çdo ditë e më tepër po sjell projekte të reja, dhe bashkëpunime me këngëtarë të njohur nga mbarë trevat Shqiptare.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/09/IMG_20230927_105126-300x265.jpg)

Bashkëpunimi më i fundit i artistes malësore vjen me këngëtarin Tropojan Marlen Qelia i cili njihet për zërin e tij të bukur dhe këngët turbo folk të cilat pëlqehen jashtë mase nga publiku i të gjitha moshave. Kënga titullohet “Nusja motër më ka dalë” dhe është një këngë e cila sa herë ta shikosh apo dëgjosh do duash sërisht ta kesh në arkivën personale të muzikës që të pëlqen, interpretimi plot prefesionalizëm i këngëtarëve dhe detajet tradicionale i japin kësaj këngë një shikueshmëri të lartë.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230927_074226_YouTube-768x426-1-300x166.jpg)

Elvira Fjerza tha për ACTV-në se së shpejti do lansojë dhe projekte të tjera me bashkëpunime të tjera me këngëtarë/e të mëdhenj të folklorit tonë. Elvira tashmë ka krijuar një audiencë shumë të madhe në çdo cep të trojeve tona dhe në Diasporën mbarë Shqipëtare, ku është e pranishme me koncerte të shumta që zhvillohen në kuadrin e festave të Flamurit dhe festave të fundvitit.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/09/Screenshot_20230927_074238_YouTube-768x424-1-300x166.jpg)

Duke i uruar suksese këngëtares Elvira Fjerza, ne ju ftojmë që në linkun më poshtë të shikoni këngën “Nusja Motër Më Ka Kalë”

Ork: Sami Hoxha

Video/production: Studio Fenix Tiranë.

Veshjet: Rrobaqepsi Qendistari Xhevahire Kolgjini.

Këndojnë ELVIRA FJERZA & MARLEN QELIA.

By Pal Qarraj-actvusa.com

---

**Categories:** Histori/Suksesi/Muzikë
**Tags:** KËNGËTARJA ELVIRA FJERZA NË DUET ME KËNGËTARIN MARLEN QELIA SJELLIN KËNGËN “NUSJA MOTËR MË KA DALË”
