# DRITAN NUTAJ SJELL PROJEKTIN MË TË RI MUZIKOR ME TITULL “SHQIPE 10 MILION”

> Dritan Nutaj Këngëtari nga Malesia e Madhe por që jeton dhe vepron në Angli, së fundmi ka realizuar disa projekte të reja muzikore. Dritani po&hellip;

**URL:** https://publialb.al/66835-2dritan-nutaj-sjell-projektin-me-te-ri-muzikor-me-titull-shqipe-10-milion/
**Published:** 2023-10-22
**Modified:** 2023-10-22

---

**Dritan Nutaj** Këngëtari nga Malesia e Madhe por që jeton dhe vepron në Angli, së fundmi ka realizuar disa projekte të reja muzikore.

**Dritani** po punon për realizimin e një super albumi me këngë të ndryshme ritmike ku dominojnë rrymat turbo folk, ku krahas muzikës veriore **Dritani** ka punuar dhe me ritmet e jugut dhe Shqipërisë së mesme, pra një këngëtar i dimensioneve mbarë kombëtare.

**“Shqipe 10 Milion”** titullohet kënga më e re që sapo është publikuar në kanalin zyrtar të këngëtarit në youtube. Kjo këngë është një super Hit me një mesazh kombëtar që tregon se jemi një komb, kemi një flamur, dhe jemi 10 Milion Shqipëtare.

Për të realizuar këtë super projekt u desh si gjitjmonë puna e muzikantit të madh **Valter Beqo** ose siç thirret ndryshe “**Terri**” Muzikanti i Vipave i cili ka realizuar këtë muzikë të mrekullueshme, ku sëbashku me **Dritanin** kanë akoma bashkëpunime të mëdha në tënardhmen e afërt.

Teksti vjen nga Tekstshkruesi **Pal Qarraj** i cili ka realizuar pothuajse të gjitha tekstet e këngëve që janë publikuar së fundmi nga këngëtari **Dritan Nutaj**. Ky bashkëpunim i këngëtarit me tekstshkruesin pritet që së shpejti të sjellë dhe një super hit që i kushtohet **Bajrakut të** **Kastratit**.

Deri atëherë ne ju ftojmë që të klikoni linkun më poshtë për të shikuar dhe dëgjuar këngën

**Shqipe 10 Milion**

**Muzika: Valter Beqo.**

**Teksti: Pal Qarraj .**

**Video: MaxProduction**

---

**Categories:** Histori/Suksesi/Muzikë
**Tags:** DRITAN NUTAJ SJELL PROJEKTIN MË TË RI MUZIKOR ME TITULL “SHQIPE 10 MILION”
