# Gjakovarja Artila Kameri në top 4 në Kampionatin botëror të së bukurës

> Ajo quhet Artila Kameri dhe është një profesioniste e përkushtuar në punën e saj ka disa vite dhe ku flitet për estetikën e thonjve ajo&hellip;

**URL:** https://publialb.al/67072-2gjakovarja-artila-kameri-ne-top-4-ne-kampionatin-boteror-te-se-bukures/
**Published:** 2023-10-29
**Modified:** 2023-10-29

---

Ajo quhet Artila Kameri dhe është një profesioniste e përkushtuar në punën e saj ka disa vite dhe ku flitet për estetikën e thonjve ajo shkëlqen. Artila është nga Gjakova dhe vetëm pak ditë më parë në Kampionatin Botëror të Bukurisë që u mbajt në Napoli të Italisë mësojmë se është shpërblyer me vendin e katërt duke lënë pas shumë përfaqësues nga shtete të tjera në botë. Ajo është njē specialiste në estetikën e thonjve e ku kjo mjeshtëri e saj ra në sy edhe të një jurie profesioniste. Ndërsa mësojmë se edhe në Global Fashion Progres Magazine muaj më parë në një garë që quhet ” The Glamour Fusion” në kampionatin ndërkombëtar që u mbajt në Tiranë,  ku Artila ishte pjesëmarrëse si profesioniste e specializuar në fushën e saj dhe zuri vendin e parë. Në Gjakovë ku ka dhe sallonin me emrin e saj të gjithë e njohin si një super profesioniste,  ndërsa gara të tjera e presin tashmë internacionale për të të treguar se vajzat kosovarë bëjnë mrekulli në artin e tē bukurës kudo në botë.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/10/received_305393229048578-300x225.jpeg)

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/10/received_555946113383341-225x300.jpeg)

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/10/received_856429236205856-225x300.jpeg)

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/10/received_1272920490036418-1-300x276.jpeg)

---

**Categories:** Histori Suksesi
**Tags:** Gjakovarja Artila Kameri në top 4 në Kampionatin botëror të së bukurës
