# 700 euro për të transferuar  21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23 vjeçari

> Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/700-euro-per-te-transferuar-21-emigrante-te-paligjshem-arrestohet-23-vjecari/
**Published:** 2020-10-31
**Modified:** 2020-10-31

---

Policia Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Policia deklaroi arrestimin e 23 vjeçari, duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë:

Policia e Krujës ka goditur një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Kapet duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 23-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë në bashkëpunim me shërbimet e sektorit të Policisë Rrugore, kanë goditur një rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, si rezultat u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit E. S., 23 vjeç, banues në fshatin Morinë, Kukës.

Ky shtetas është konstatuar nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Fushë Krujë- Lezhë, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, 21 emigrantë të paligjshëm, nga Tirana në drejtim të Kukësit duke përfituar rreth 700 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprën penale “Ndihma e paligjshme të kufijve”.

 

 

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** 700 euro për të transferuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 23 vjeçari
