# Misioni Champions dhe Topi i Artë, Reali bind Mbappe

> Nuk ka më dyshime rreth së ardhmes së Kylian Mbappe. “Ylli” francez do të largohet nga PSG në fundin e sezonit pas 7 viteve në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/70084-2misioni-champions-dhe-topi-i-arte-reali-bind-mbappe/
**Published:** 2024-01-27
**Modified:** 2024-01-27

---

Nuk ka më dyshime rreth së ardhmes së Kylian Mbappe. “Ylli” francez do të largohet nga PSG në fundin e sezonit pas 7 viteve në “Parc des Princes. 25-vjeçari është gati të hedhë hapin e madh në karrierë. Dhe në verë do të firmosë me Realin e Madridid. Nëna e tij, njëkohësisht edhe menaxherja e sulmuesit, po bisedon me presidentin Florentino Perez në lidhje me detajet e fundit të akordit.

Marrëveshja bazë është arritur. Mbappe do të firmosë për 4 vite me “Los Blancos”, teksa do të përfitojë rreth 70 mln euro në sezon në “Santiago Bernabeu”. Duke qenë se në fundin e sezonit del lojtar i lirë dhe do të transferohet në Madrid si lojtar i lirë, Mbappe do të përfitojë rreth 125 mln euro në momentin që do të firmosë kontratën me Realin.

“Herët a vonë do të më duhet të ndryshoj klub. Nuk kam frrikë nga ndryshimet. Mendoj vetëm për të dërguar përpara karrierën time dhe për të vijuar rrugëtimin tim”, u shpreh kohë më parë. Objektivi i lojtarit të lindur në kryeqytetin francez, është të fitojë Champions League dhe Topin e Artë. Dëshira që realizohen më lehtësisht te Reali i Madridit./lexo.al

---

**Categories:** ASTROLOGJI
**Tags:** Misioni Champions dhe Topi i Artë, Reali bind Mbappe
