# 9 doza kokainë, arrestohet 22 vjeçari

> Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë një 22 vjeçar, të cilit i janë gjetur 9 doza lëndë narkotike kokainë.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/9-doza-kokaine-arrestohet-22-vjecari/
**Published:** 2021-01-26
**Modified:** 2021-01-26

---

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se ka arrestuar në flagrancë një 22 vjeçar, të cilit i janë gjetur 9 doza lëndë narkotike kokainë. Sipas policisë goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

*Njoftimi i policisë: *

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin E. C., 22 vjeç, banues në Durrës.

Gjatë patrullimit, Forcat e Posaçme “Shqiponja” e kanë konstatuar këtë shtetas në afërsi të banesës së tij dhe gjatë kontrollit fizik i kanë gjetur 9 porcione me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

---

**Categories:** Aktualitet
