# A ndihesh në siklet që Orinda është më e gjatë se ty? Turi i kthehet me një pergjigje epike kësaj pyetje

> Turjan Hysko ishte i ftuar së fundmi në emisionin për fëmijë “Në kurthin e PIter Pan”, ku nuk mundi t’ju shpëtonte disa pyetjeve pikante të&hellip;

**URL:** https://publialb.al/a-ndihesh-ne-siklet-qe-orinda-eshte-me-e-gjate-se-ty-turi-i-kthehet-me-nje-pergjigje-epike-kesaj-pyetje/
**Published:** 2021-04-13
**Modified:** 2021-04-13

---

Turjan Hysko ishte i ftuar së fundmi në emisionin për fëmijë “Në kurthin e PIter Pan”, ku nuk mundi t’ju shpëtonte disa pyetjeve pikante të vogëlushëve. Njëra prej tyre i drejtoi Turit një pyetje, që shkaktoi shumë të qeshura në studio, jo vetëm prej saj, por edhe për shkak të përgjigjes së producentit.

*“Unë ty të kam parë në televizor bashkë me Orindën dhe Orinda më është dukur pak më e gjatë se ty. Ti ndjen siklet për këtë gjë? Dhe a i ke thënë ndonjëherë Orindës të mos veshë taka se dukem më i shkurtër se ty?”, e pyeti njëra nga vogëlushet Turin.*

“*Shiko pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e gjatë*“, tah turi dhe përgjigja e tuij epike shkaktoi shumë të qeshura. Më pas ai shtoi me shaka se për këtë pjesë ka marrë nga fisi i mamit, sepse nëse do të kishte ngjarë nga babi do të ishte më i gjatë dhe nuk do diskutohej një pjesë e tillë.

*“Unë jam i lumtur që i kam ngjarë mamit, por nuk jam i lumtur që i kam ngjarë fisit të mamit, se po të kisha ngjarë nga fisi babit do isha 1.85cm. Unë dola 1.76. Unë jam i lumtur që jam burri Orindës, për gjatësinë ndonjëherë më vjen keq kur vesh ndonjë takë të lartë, po çfarë të bëjmë”, u shpreh Turjani.*

Ndër të tjera ai foli edhe për pritjen të ëmbël të Orindës dhe se si po e përjeton këtë periudhë.

*“Në fakt nuk e di si mund ta shpreh si ndjesi, mendoja që kam qenë gati gjithë jetën për t’u bërë baba. Kam pak frikë kur shikon ato goditjet tek barku i Orindës. Me shpresën e Zotit, shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Që do dhurojë shumë dashuri, kjo është e sigurt, se sa i mirë do jem nuk e di”, tha Turjan Hysko.*

Gjithashtu ai tha se emrin për vogëlushen e tyre nuk e kanë zgjedhur akoma, por e sigurt është që do të fillojë me shkronjën A.

 

---

**Categories:** Showbizz
