# A Ndikon Konsumi i Mishit të Bardhë Tek Niveli i Kolesterolit Në Gjak

> Për vite me rradhë, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që në vend të mishit të kuq të hanë mishin e bardhë për arsye shëndetësore. Sipas tyre,&hellip;

**URL:** https://publialb.al/a-ndikon-konsumi-i-mishit-te-bardhe-tek-niveli-i-kolesterolit-ne-gjak/
**Published:** 2021-04-14
**Modified:** 2021-04-14

---

Për vite me rradhë, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që në vend të mishit të kuq të hanë mishin e bardhë për arsye shëndetësore.

Sipas tyre, konsumi i mishit të kuq ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje tumoresh.

Mishi i bardhë nga ana tjetër besohej të ishte alternativa më e shëndetshme.

Një studim i Institutit Të Kërkimeve në Oakland, SHBA, të cilit i referohet AgroWeb.org ka zbuluar se kur vjen puna tek kolesteroli, mishi i bardhë është  njësoj i dëmshëm si i kuqi.

Proteinat jo-shtazore që merren nga perimet, produktet e bulmetit dhe legumet janë tepër të mira për uljen e nivelit të kolesterolit.

**Mishi i Bardhë Rrit Kolesterolin**

Studiuesit analizuan të dhënat e 100 të rriturve të cilët u ndanë në dy grupe.

Grupi i parë konsumoi ushqime të pasura me yndyrna të ngopura ndërsa i dyti iu nënshtrua një regjimi me yndyrna të ngopura.

Më pas për katër javë, pjesëmarrësit ndoqën tre regjime specifike: më shumë mish të kuq, më shumë mish të bardhë dhe vetëm proteina bimore.

Studiuesit prisnin që analizat e gjakut të tregonin se mishi i kuq ishte më i dëmshëm se ai bardhë.

Ndaj ata u befasuan kur zbuluan se tek njerëzit që kishin konsumuar të njëjtin nivel yndyrnash të ngopura, të dy mishrat kishin ndikim të njëjtë në nivelet e kolesterolit.

Njerëzit që kishin konsumuar proteina me bazë bimore kishin një nivel më të ulët të kolesterolit se të tjerët.

**Një Regjim Me Bazë Bimore Ofron Më Shumë Të Mira Shëndetësore**

Shumica e ekspertëve të shëndetit rekomandojnë ndjekjen e një regjimi të balancuar e të pasur me fruta, perime, legume, drithëra të plota dhe bulmet me pak yndyrë.

Një regjim i tillë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit.

Përpos të tjerave, ekspertët sugjerojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe atyre të shpejta.**/AgroWeb.org**

 

---

**Categories:** Shendeti
