# Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin?! Ne këtë datë ndërrohet ora....!

> Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë. Këtë vit, më 25&hellip;

**URL:** https://publialb.al/akrepat-e-ores-se-shpejti-do-te-levizin-ne-kete-date-nderrohet-ora/
**Published:** 2022-10-22
**Modified:** 2022-10-22

---

Dy herë çdo vit orët tona ndryshojnë për një orë para ose prapa dhe njerëzit fitojnë ose humbin një orë gjumë.

Këtë vit, më 25 mars akrepat e orës lëvizën përpara për një orë. Por, si çdo vit në javën e fundit të tetorit do të përfundojë ora verore, akrepat e së cilës do të kthehen 60 minuta prapa dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit.

Të dielën, më 30 tetor, në orën 03:00 akrepat kthehen 60 minuta prapa duke iu mundësuar njerëzve që të flenë një orë më shumë. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981.

Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur në fillim të viteve ‘70-ta me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.

Megjithatë, Bashkimi Europian do të heqë dorë nga ndryshimi dy herë në vit i akrepave të orës, e për këtë u ka dhënë vendeve anëtare kohë deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse duan të qëndrojnë me orën verore apo atë dimërore.

---

**Categories:** ASTROLOGJI, Uncategorized
**Tags:** Akrepat e orës së shpejti do të lëvizin?! Ne këtë datë ndërrohet ora....!
