# Akrobaci pa mjete sigurimi. Shko këta punëtorë në mes të Tiranës...

> Akrobaci në ajër të pastër, në mes të Tiranës! Punëtorët që po punojnë tek xhamia e madhe tek Parlamenti, me një guxim të pashembullt, pa&hellip;

**URL:** https://publialb.al/akrobaci-pa-mjete-sigurimi-shko-keta-punetore-ne-mes-te-tiranes/
**Published:** 2017-09-19
**Modified:** 2017-09-19

---

Akrobaci në ajër të pastër, në mes të Tiranës! Punëtorët që po punojnë tek xhamia e madhe tek Parlamenti, me një guxim të pashembullt, pa rripa sigurimi e pa skara mbrojtëse, ngjiten e zbresin tek njëra nga kubetë.

 

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2017/09/yyy-1-300x169.jpg)

Edhe pse në çdo kuptim të fjalës, i ruan Zoti, Inspektorati i Punës do kishte dënuar çdo subjekt që do ta bënte fshehur këtë numër akrobacie, pale në mes të ditës e në mes të Tiranë.

 

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2017/09/y-1-300x169.jpg)

Përveç rreziqeve të zakonshme që mbart puna në lartësi pa rrip mbrojtës, në këtë objekt rreziku është i shtuar edhe për shkak të formës sferike të kubesë, ku tre punëtorët nuk e kanë për gjë të lëvizin lirshëm.

---

**Categories:** Lajme
**Tags:** punëtorë, sigurim teknik, xhamia
