# Aksidenti me pasojë vdekjen në Durrës/ Bie në pranga shoferja 60-vjeçare, po devijonte në krah të kundërt kur u përplas me automjetin

> Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesit e dy mjeteve, pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë parë, me pasojë vdekjen e një 60-vjeçareje. Në&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aksidenti-me-pasoje-vdekjen-ne-durres-bie-ne-pranga-shoferja-60-vjecare-po-devijonte-ne-krah-te-kundert-kur-u-perplas-me-automjetin/
**Published:** 2021-04-29
**Modified:** 2021-04-29

---

Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesit e dy mjeteve, pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë parë, me pasojë vdekjen e një 60-vjeçareje.

Në pranga ka rënë drejtuesja e mjetit tip “Lancia”, 60-vjeçarja M. K., e cila ka qenëduke lëvizur në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, kur është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P.

Nga përplasja e fortë mes mjeteve ka humbur jetën shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe, që ishte pasagjere në mjetin tip “Lancia”.

**Njoftimi i policisë:**

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

- K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.

- H., 40 vjeç, banues në Prezë, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Aktualitet
