# Aksidenti, PDIU i përgjigjet PD-së: Mos bëj rolin e hienave

> . Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sërish ndaj akuzave të partisë demokratike në lidhje me deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi, i cili u&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aksidenti-pdiu-i-pergjigjet-pd-se-mos-bej-rolin-e-hienave/
**Published:** 2017-08-14
**Modified:** 2017-08-14

---

![](http://vizion.com.al/wp-content/uploads/2017/08/Qifja.jpg)*.*

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka reaguar sërish ndaj akuzave të partisë demokratike në lidhje me deputetin e Elbasanit, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident rrugor 3 ditë më parë. “PDIU i bën thirrje Partisë Demokratike në mjerim të mos bëjë rolin e hienave me një rast të një aksidenti tragjik që urojmë mos t’i ndodhë kërkujt. Ndërhyrja politike dhe në raste të tilla aksidentesh është një politikë e mjerë jashtë çdo standardi demokratik dhe mënyra më absurd për të bërë opozitë. Kujtojmë që vazhdon marrëveshja e 18 majit dhe PD është me 7 ministra në qeveri dhe i kërkojmë Prokurorisë dhe policisë të mos ndikohen nga ndërhyrjet apo presionet politike, por të kryejnë të gjitha veprimet konform ligjit. I kërkojmë ndjesë dhe i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit për këtë rast tragjik të padëshiruar nga askush”-thuhet në njoftimin për shtyp të PDIU-së.

---

**Categories:** Politike
**Tags:** Aksidenti, PDIU i përgjigjet PD-së: Mos bëj rolin e hienave
