# Aksidentohet 60 vjeçari, e përplas makina

> Një aksident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Durrës, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku një mjet ende i paidentifikuar nga policia ka aksidentuar një&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aksidentohet-60-vjecari-e-perplas-makina/
**Published:** 2020-10-06
**Modified:** 2020-10-06

---

Një aksident ka ndodhur gjatë paradites së sotme në Durrës, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, ku një mjet ende i paidentifikuar nga policia ka aksidentuar një 60 vjeçar, që udhëtonte me biçikletë.

Informacioni i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

 

Më datë 06.10.2020, rreth orës 11:45, në rrugën “Mujo Ulqinaku”, një mjet ende i paidentifikuar ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin E.Gj, 60 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e automjetit.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Aksidentohet 60 vjeçari, e përplas makina
