# Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet nga policia drejtuesi i mjetit

> Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentimin me vdekje të një 60 vjeçari, ngjarje e ndodhur një&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aksidentoi-per-vdekje-kembesorin-arrestohet-nga-policia-drejtuesi-i-mjetit/
**Published:** 2020-10-19
**Modified:** 2020-10-19

---

Policia Vendore në Durrës, bëri me dije se arrestoi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentimin me vdekje të një 60 vjeçari, ngjarje e ndodhur një ditë më parë. Burime zyrtare të Drejtorisë vendore Durrës, bënë me dije se   Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. A., 60 vjeç, banues në Tiranë, pasi më datë 18.10.2020, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, në Maminas, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar një këmbësor rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Aksidentoi për vdekje këmbësorin, arrestohet nga policia drejtuesi i mjetit
