# Aksidenton për vdekje biçiklistin, arrestohet nga policia

> Policia Vendore e Qarkut në Durrës bëri me dije se ka arrestuar një 22 vjeçar, pasi akuzohet se ka aksidentuar një 57 vjeçar që ecte&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aksidenton-per-vdekje-biciklistin-arrestohet-nga-policia/
**Published:** 2021-02-13
**Modified:** 2021-02-13

---

Policia Vendore e Qarkut në Durrës bëri me dije se ka arrestuar një 22 vjeçar, pasi akuzohet se ka aksidentuar një 57 vjeçar që ecte me biçikletë, i cili ka ndëruar jetë në spital.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 22 vjeç, banues në Katund i Ri, Durrës, sepse më datë 12.02.2021,  në aksin rrugor Xhafzotaj-Shijak, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin F. B., 57 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Aksidenton për vdekje biçiklistin, arrestohet nga policia
