# Aksioni antidrogë në Salento, 3 milion euro malli i sekuestruar dhe dy arrestime

> Një gomone që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë që transportonin një sasi të madhe marihuanë dhe kanabis sativa, prej një vlerë të vlerësuar prej tre&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aksioni-antidroge-ne-salento-3-milion-euro-malli-i-sekuestruar-dhe-dy-arrestime/
**Published:** 2020-06-08
**Modified:** 2020-06-08

---

Një gomone që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë që transportonin një sasi të madhe marihuanë dhe kanabis sativa, prej një vlerë të vlerësuar prej tre milion eurosh, mësohet se u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce. Gomonja u bllokua nga anija e patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës Financiare të  Bari në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Taranto.  Dy kontrabandistët, emrat e të cilëve ende nuk bëhen publik,  janë arrestuar. Financierët mësohet se përgjuan në mes të natës mjetin, prej rreth 6 metrash, i cili u drejtua drejt bregdetit me shpejtësi të madhe dhe që pas një ndjekje të shkurtër u bllokua. Në bord kishte rreth 3 kuintale marijuanë dhe 10 kg. Hashash, të cilat u sekuestruan.

---

**Categories:** Bota
**Tags:** 3 milion euro malli i sekuestrua dhe dy arrestime, Aksioni antidrogë në Salento
