# Aktorja e famshme turke e dashuruar me Shqipërinë, zgjedh sërish bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet

> Aktorja e famshme turke Farah Zeynep Abdullah është rikthyer sërish në Shqipëri për të kaluar pushimet. Farah zgjodhi Sarandën për të shijuar ditët e nxehta&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aktorja-e-famshme-turke-e-dashuruar-me-shqiperine-zgjedh-serish-bregdetin-shqiptar-per-te-kaluar-pushimet/
**Published:** 2020-07-04
**Modified:** 2020-07-04

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/Farah-Zeynep-Abdullah4-300x199.png)

Aktorja e famshme turke Farah Zeynep Abdullah është rikthyer sërish në Shqipëri për të kaluar pushimet. Farah zgjodhi Sarandën për të shijuar ditët e nxehta të verës.

 

30-vjeçarja publikoi foto në bregdeti shqiptar dhe në shenjë solidariteti për vendin tonë shoqëroi imazhet me emojin e flamurit kombëtar si edhe një emoji me duart që formojnë zemër. Kjo është hera e dytë që aktorja turke zgjedh Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime. Po në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar, ajo qëndroi në bregdetin e Vlorës dhe Sarandës. Nga postimet që aktorja bërë në atë kohë, zbuloi se e do Shqipërinë dhe se i ka pëlqyer shumë bregdeti shqiptar. Farah Zeynep Abdullah u bë e njohur për publikun shqiptar pas rolit të suksesshëm në serialin turk “Kurt dhe Sura”.

 

 

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Aktorja e famshme turke e dashuruar me Shqipërinë, zgjedh sërish bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet
