# Akuza që rëndon për Xhelal Mziun ishte... Bëri thirrje për dhunë, ja vendimi

> Xhelal Mziu  Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, është proceduar penalisht nga ana e policisë. Arsyeja është për deklaratën e tij e lëshuar&hellip;

**URL:** https://publialb.al/akuza-qe-rendon-per-xhelal-mziun-ishte-beri-thirrje-per-dhune-ja-vendimi/
**Published:** 2021-04-23
**Modified:** 2021-04-23

---

**Xhelal Mziu  Drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Dibrës, është proceduar penalisht nga ana e policisë.**

**Arsyeja është për deklaratën e tij e lëshuar një ditë më parë ku bënte thirrje se kushdo person i dyshimtë që sillet në lagjet e Dibrës do të ketë fatin e atij të Elbasanit, duke nënkuptuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit disa ditë më parë në këtë qytet nga grupet e mbrojtjes së votave të PD-së.**

**Procedimi penal ndaj Mziut është për veprën penale “Thirrje për armatosje dhe marrje të padrejtë të komandës”.**

**Pas kësaj deklarata Mziu kërkoi ndjesë publike, duke e cilësuar si të nxituar. Ai do të procedohet në gjendje të lirë.**

**“Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e policisë.**

**Njoftimi i policisë**

**Nga Oficerët e Policisë Gjyqësore në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër ka filluar procedimi penal dhe materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprën penale**

**“Thirrjet për armatosje ose marrje të padrejtë të komandës”, në ngarkim të shtetasit XH.M, kandidat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike në qarkun Dibër.

Kjo pasi gjatë një takimi elektoral në territorin e bashkisë Dibër, shtetasi XH.M, ka kërcënuar dhe ka bërë thirrrje për të nxitur dhunë duke bërë prezenet ngritjen e grupeve të gatshme me pretendimin e mbrojtjes së votës.**

**Policia e Shtetit thekson edhe njëherë faktin se asnjë subjekt politik, organizatë apo individ nuk ka të drejtë të krijojë struktura paralele duke marrë atributet e Policisë së Shtetit dhe për këtë do të ushtrojë kontrolle të imtësishme në territor duke kërkuar edhe bashkëpunimin e qytetarëve me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin ligjor të këtyre strukturave të paligjshme që kryjnë veprime duke cënuar ligjin dhe të drejtat e liritë themelore të qytetarëve.**

** **

** **

---

**Categories:** Aktualitet
