# Akuzohet për 21 vjedhje biçikletash, pranga 31 vjeçarit në Durrës

> Një seri vjedhjesh rëndojnë ndaj tij. Por, si objekt vjedhje kanë një gjë të përbashkët, biçikletat.  Policia e Durrësit, deklaroi se finalizoi me sukses operacionin&hellip;

**URL:** https://publialb.al/akuzohet-per-21-vjedhje-bicikletash-pranga-31-vjecarit-ne-durres/
**Published:** 2020-06-05
**Modified:** 2020-06-05

---

Një seri vjedhjesh rëndojnë ndaj tij. Por, si objekt vjedhje kanë një gjë të përbashkët, biçikletat.  Policia e Durrësit, deklaroi se finalizoi me sukses operacionin e koduar “Çiklisti”, për zbardhjen e vjedhjeve të biçikletave të ndodhura më pare, ku arrestoi në flagrancë 31-vjeçari me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Njoftimi i plotë i policisë Durrës

*Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit të koduar “Çiklisti”, arrestuan në flagrancë shtetasin:*

* M. **M., 31 vjeç, banues në Durrës , i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.*

* **Ky shtetas, më datë 04.06.2020, në lagjen nr. 1, Durrës, ka vjedhur biçikletën e shtetasit B. D. dhe pas  ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u kap në flagrancë në lagjen nr. 17, Durrës.*

* **Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas ka kryer edhe 21 vjedhje të biçikletave gjatë muajve të fundit në Durrës, konkretisht:*

* **Gjatë muajit shkurt 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve E. L dhe E. V.;*

* **Gjatë muajit mars 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit I. B.;*

* **Gjatë muajit prill 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve D. Sh., M. Sh., R. S., S. H., H. C. dhe Z. A.;*

* **Gjatë muajit maj 2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletat shtetasve A. G., J. B, B. D., O. Gj., B. N., G. K., I. Xh., V. K., M. Xh., L. D., P. K.;*

* **Më datë 03.06.2020 dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit D. Q.;*

* **Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.*

* *

* *

* *

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Akuzohet për 21 vjedhje biçikletash, pranga 31 vjeçarit në Durrës
