# Aleatët thirrje Bashës: Mos shko në parlament. Deklarata shpjegon arsyet.

> Aleatët antikomunistë të Partisë Demokratike i kanë bërë thirrje Lulzim Bashës të mos çojë në Kuvend deputetët demokratë. Nëse ata do të jenë në sallë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aleatet-thirrje-bashes-mos-shko-ne-parlament-deklarata-shpjegon-arsyet/
**Published:** 2017-09-05
**Modified:** 2017-09-05

---

Aleatët antikomunistë të Partisë Demokratike i kanë bërë thirrje Lulzim Bashës të mos çojë në Kuvend deputetët demokratë. Nëse ata do të jenë në sallë në seancën e parë, çdo protestë jashtë sallës është hipokrizi, Më poshtë lexo deklaratën e plotë:

**DEKLARATE**

**Ne, forcat politike antikomuniste, vërejmë me shqetësim të madh ngushtimin e hapsirave demokratike, lirive dhe të drejtave të njeriut prej regjimit që po instalon Edi Rama dhe establishmenti drejtuar prej ti.**

**Ne konstatojmë se edhe simbolikisht Rama po u tregon shqiptarëve se AI është “timonieri” dhe mundet ta drejtojë shtetin si t’i teket.**

**“Rilindja” doli se ishte rikthimi në drejtim të vendit të pinjollëve të udhëheqjes së lartë të diktaturës komuniste.**

**Për këtë arsye;**

**I bëjmë thirrje aleatit tonë, Partisë së qëndrës së djathtë Shqiptare (PD), që më datën 9 shtator të mos marrë pjesë në punimet e Kuvendit të cilat do të drejtohen nga ish ministri i brebshëm i Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, përgjegjes direkt për genocid të ushtruar mbi shqiptarët.**

**Rikthimi i figurave dhe përfaqësuesve të lartë të ish regjimit komunist në nivelet më të larta të drejtimit të shtetit është e pa tolerueshme dhe do të ketë pasoja të rënda për vendin. Vetëm në këtë mënyrë do të ketë kuptim aktivizmi opozitar atë ditë kundër totalitarizmit të ri.**

**Partia e të Drejtave të Mohuara e re**

**Balli Kombëtar Demokrat**

**Partia levizja legalitetit dega tirane**

**Unioni Mbarkombëtar i të burgosurve dhe të përndjekurve politikë**

---

**Categories:** Politike
**Tags:** aleatë, basha, protestë
