# Ambasadori gjerman viziton Portin e Durrësit, në fokus thellimi i bashkëpunimit mes palëve

> Kreu Ekzekutiv i Autoriteti Portual Durrës, z. Pirro Vengu, mirëpriti për një takim pune ambasadorin gjerman, shkëlqesinë e tij, z. Peter Zingraf. Amabasadori Zingraf, vlerësoi&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ambasadori-gjerman-viziton-portin-e-durresit-ne-fokus-thellimi-i-bashkepunimit-mes-paleve/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

Kreu Ekzekutiv i Autoriteti Portual Durrës, z. Pirro Vengu, mirëpriti për një takim pune ambasadorin gjerman, shkëlqesinë e tij, z. Peter Zingraf.

Amabasadori Zingraf, vlerësoi klimën pozitive të ofruar ndaj biznesit gjerman dhe u shpreh i gatshëm për rritje të mëtejshme të bashkëpunimit me Portin e Durrësit, si një ndër aktorët kryesorë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe me potencial të rëndësishëm për shkëmbimet tregtare në rajonin tonë.

Pas prezantimit të zhvillimeve që pritet të ndodhin në Portin e ri tregtar të Durrësit në Porto Romano, z. Vengu e njohu ambasadorin me një hap të rëndësishëm që është ndërmarrë së fundmi për hapjen e Qendrës së Ekselencës për Çështjet Detare, një bashkëpunim i Autoritetit Portual dhe Universitetit të Durrësit, që pritet të luaj një rol kyc në formimin e profesionistëve të rinj të detarisë si dhe për rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në të gjithë sektorin e transportit detar.

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/36AA087D-E6F7-473D-8BF6-D13157189685.jpeg)

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/36AA087D-E6F7-473D-8BF6-D13157189685-1.jpeg) ![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2021/04/D888DA76-C24A-4BEB-880E-5358D951DF16-1024x682-1.jpeg)

---

**Categories:** Aktualitet
