# Ambasadorja amerikane: “Askush nuk është mbi ligjin”, ta që pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë duhet të ndiqen rreptësisht

> Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka deklaruar sot se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ambasadorja-amerikane-askush-nuk-eshte-mbi-ligjin-ta-qe-pengojne-te-drejten-e-qytetareve-per-te-votuar-te-lire-duhet-te-ndiqen-rreptesisht/
**Published:** 2021-04-22
**Modified:** 2021-04-22

---

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka deklaruar sot se ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen rreptësisht, askush nuk është mbi ligjin. Ky ishte mesazhi i dhënë gjatë takimit me prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, me Drejtorin e Policisë Ardi Veliu dhe në takimin me kreun e SPAK Arben Kraja.

Postimi i plotë:

“Unë u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Çela tani, do të takohem së shpejti me shefin e SPAK, Kraja, u takova dje me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Veliu. Mesazhi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës: Ata që shkelin ligjin dhe pengojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar të lirë dhe në paqe duhet të ndiqen plotësisht. Asnjë trajtim i veçantë. Pa përjashtime. Askush nuk është mbi ligjin”, deklaroi ambasadorja Kim.

[![Yuri Kim Tw](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Yuri-Kim-tw.png)](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Yuri-Kim-tw.png)

Ky mesazh i fortë i ambasadores Yuri Kim vjen një ditë pas thirrjes për vetëpërmbajtje ndaj krerëve të shtetit dhe politikës, dhënë pas konfliktit me armë në Elbasan.

---

**Categories:** Aktualitet
