# Amerika planifikon një bazë ushtarake në hapësirë

> Pentagoni po modelon një mini stacion hapësinor, i cili do të përdoret për kërkime, zhvillime, trajnime dhe misione operacionale. Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka lidhur&hellip;

**URL:** https://publialb.al/amerika-planifikon-nje-baze-ushtarake-ne-hapesire/
**Published:** 2020-07-20
**Modified:** 2020-07-20

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/auto_21595061822-300x169.jpg)

Pentagoni po modelon një mini stacion hapësinor, i cili do të përdoret për kërkime, zhvillime, trajnime dhe misione operacionale.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka lidhur një kontratë me Sierra Nevada Corporation që lejon firmën aero-hapësinre të transformojë mjetin transportues Shooting Star në një pikë orbitale.

Shooting Star është një mjet i zhvilluar fillimisht për misionin e NASA-s në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Firma dhe Pentagoni kanë planifikuar ta arrijnë projektin e tyre brenda 2021, kur dhe anija kozmike do të niset në ISS.

Ekspertët kanë ngritur shqetësime se ky bashkëpunim mund të sjellë ‘ushtarë të Starship’ në të ardhmen.

---

**Categories:** Kuriozitete, Lajme
**Tags:** Amerika planifikon një bazë ushtarake në hapësirë
