# Anticanabis, kontrolle me dron në pyje, nuk zbulohet asnjë rrënjë  (video)

> Policia e Durrësit, ka deklauar se po vijon kontrolli nga ajëri, për zbulimin e parcelave të kanabis. Dy dronë, mësohet se janë vënë në dispozicion&hellip;

**URL:** https://publialb.al/anticanabis-vijon-kontrolli-nga-ajeri-ne-qarkun-e-durresit-video/
**Published:** 2020-06-12
**Modified:** 2020-06-12

---

Policia e Durrësit, ka deklauar se po vijon kontrolli nga ajëri, për zbulimin e parcelave të kanabis. Dy dronë, mësohet se janë vënë në dispozicion të policisë, gjatë një aksioni të zhvilluar dje dhe 80 forca policie. Aksioni është përqëndruar në zonat e thella malore, por nuk ka evidentuar raste të kultivimit, ndërkohë që mësohet se do të vijojnë dhe në ditët në vijim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Vijon kontrolli masiv i territorit, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

Strukturat e Policisë po përdorin dronët për monitorimin e zonave të thella pyjore.

Gjatë kontrollit janë angazhuar 80 forca policie dhe 2 dronë.

Nga kontrolleve me dron nuk janë evidentuar raste të tentativës për kultivim të kanabisit.

Në 24 orët e fundit është monitoruar zona e Krujës, konkretisht fshatrat Mafsheq, Cudhi dhe Nuoj.

Kontrollet janë alternuar dhe vijojnë nga ajri dhe toka.

 

---

**Categories:** Kronike
**Tags:** Anticanabis, vijon kontrolli nga ajëri në Qarkun e Durrësit
