# APD: Forcat e Sigurisë Portuale, test të fshehtë sigurie në Terminalin e Trageteve

> Autoriteti Portual në Durrës, njofton nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, se Forcat e Sigurisë Portuale, kanë zhvilluar dy ditë më&hellip;

**URL:** https://publialb.al/apd-forcat-e-sigurise-portuale-test-te-fshehte-sigurie-ne-terminalin-e-trageteve/
**Published:** 2020-10-02
**Modified:** 2020-10-02

---

Autoriteti Portual në Durrës, njofton nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, se Forcat e Sigurisë Portuale, kanë zhvilluar dy ditë më parë në Terminalin e Trageteve, një test të fshehtë sigurie. Testi mësohet se ka pasur si qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit në rastin e një rreziku potencial të lëndëve të rrezikshme.

Postimi i plotë:

 

Forcat e Sigurisë Portuale realizuan dy ditë më parë, një test të fshehtë të sigurisë në Terminalin e Trageteve, me qëllim testimin e sistemit të sigurisë dhe vlerësimin e reagimit në rastin e një rreziku potencial të lëndëve të rrezikshme.

Me qëllim sqarimin e opinionit publik, Autoriteti Portual ju informon se: këto lloj aktivitetesh monitoruese janë pjesë e metodologjisë për të rritur sigurinë në Portin e Durrësit.

Fakti që punonjësit e sektorëve privatë dhe qytetarët e konstatuan si një ngjarje reale, ushtrimi i Forcës Portuale u realizua me sukses!

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** APD: Forcat e Sigurisë Portuale, test të fshehtë sigurie në Terminalin e Trageteve
