# APD: Porti i Durrësit në shërbim të Kosovës

> “Porti i Durrësit në shërbim të Kosovës”, kështu ka shkruar në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Autoriteti Portual në Durrës, ndërsa i referohet&hellip;

**URL:** https://publialb.al/apd-porti-i-durresit-ne-sherbim-te-kosoves/
**Published:** 2020-10-26
**Modified:** 2020-10-26

---

“Porti i Durrësit në shërbim të Kosovës”, kështu ka shkruar në një postim në faqen zyrtare në Facebook, Autoriteti Portual në Durrës, ndërsa i referohet disa ngarkesave që kanë si destinacion final Kosovën.

Postimi i plotë:

90 copë Gjeneratorë ere kanë mbërritur në Portin e Durrësit me anijen tregtare “Chipol Baon”, akostuar në kalatën 10 që prej së shtunës. Ngarkesa e veçantë ka si destinacion final Kosovën, ndërsa port nisje kryeqytetin e Liberisë, Monrovinë. Gjeneratorët e erës me një peshë totale prej 2,558 tonë, pas përfundimit të procesit të shkarkimit, do të vijojnë transportin me kamionë të ngarkesave të veçanta transit drejt Kosovës.

[#maritimealbania](https://www.facebook.com/hashtag/maritimealbania?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZVYoLJcW_Y2Yr8Ii4zltHx8cKBHr6A6YJ9NNJOrr9ue7asBF2pG1NGUjH2AQOutVWCI-82rmsuAPr7pMQjF-SPP12eAywRSbTJYPuAvqO3nnN-D4KkL2wsr0orFZ301B4r7Z8OU_1_tRufZT72P7y4RzfRVvMF23d3FxI_ZNfhbptB_on8io_3l1-xk3qhUnacaPsbl0FQ_ZqUySeo6SzkYoSMLJnaIAQ7L1LZ7inf0ag&__tn__=*NK-R)

 

---

**Categories:** Sociale
**Tags:** APD: Porti i Durrësit në shërbim të Kosovës
