# APD shpall një vend vakant pranë Repartit të PMNZSH-së

> Autoriteti Portual në Durrës bën me dije se ka shpallur një vend vakant pune dhe këtë herë bëhet fjalë për repartin e PMNZSH-së. Me anë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/apd-shpall-nje-vend-vakant-prane-repartit-te-pmnzsh-se/
**Published:** 2021-03-19
**Modified:** 2021-03-19

---

Autoriteti Portual në Durrës bën me dije se ka shpallur një vend vakant pune dhe këtë herë bëhet fjalë për repartin e PMNZSH-së. Me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare APD citon pozicionin dhe proçedurën e aplikimit.

Postimi i plotë: APD shpall një vend vakant pranë Repartit të PMANZSH-së

Afati i dorëzimit të dokumentacionit të nevojshëm nis nga dita e sotme, 19.03.2021 deri më 25.03.2021.

Detajet me informacionin e nevojshëm i gjeni në linkun bashkëlidhur

[#Suksese](https://www.facebook.com/hashtag/suksese?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZVwu47c8sR9Fwqw4a9F62XKNL1-b74leX1HtE8xaNPSBE60Upx4Gg2Vn4grm5YRNEaejPlK-hy9O5PY4hPsfgQ_Ka38e7wNfJgl4hqjRyxOnDDHrkFtFwBfjg23FyjNceO6KZrfkuIomNk5m9lhzk2Y&__tn__=*NK-R)! [#APD](https://www.facebook.com/hashtag/apd?__eep__=6&__cft__%5b0%5d=AZVwu47c8sR9Fwqw4a9F62XKNL1-b74leX1HtE8xaNPSBE60Upx4Gg2Vn4grm5YRNEaejPlK-hy9O5PY4hPsfgQ_Ka38e7wNfJgl4hqjRyxOnDDHrkFtFwBfjg23FyjNceO6KZrfkuIomNk5m9lhzk2Y&__tn__=*NK-R)

** **Në vijim të zbatimit të procedurës për “ Rolet Organizative, Përgjegjësitë dhe Autoritet”,  miratuar me Urdhërin e Brendshëm Nr. 3514/2, datë 22.12.2020, (i ndryshuar me U.B Nr. 711, datë 02.03.2021), APD shpall një pozicion vakant pune si zjarrfikës pranë Repartit të PMNZSH, Dizioni iStandardeve, Shëndetit dhe Emergjencave.

**Dokumentacioni duhet të dorëzohet Brenda datës 25.03.2021.  **

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin si më poshtë:

- Librezë Pune.

- Fotokopje e Librezës së Kontributeve.

- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike

- Fotokopje Leje Drejtimi

- Fotokopje e Kartës së Identitetit

- Certifikatë Familjare.

- Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)

- Vërtetim Banimi.

- Curriculum Vitae

- Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar

- 3 copë fotografi

- Vërtetim  Prokurorie

- Vërtetim Përmbarimi

- Vërtetim Gjykate

- Dëshmi penaliteti

**Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore**

✓ Të përgjigjet për realizimin e detyrave dhe veprimeve qëkryen gjatë 24 orëve të Gatishmerisë në Shërbim.

✓ Të njohë dhe të zbatojë orarin e veprimeve.

✓ Të dijë pozicionin në shërbim, detyrat e tij funksionale.

✓ Të jetë në çdo kohë në gadishmëri të lartë për të vepruarnë zgjidhjen e situatave që mund të ndodhin.

✓ Të njohë dhe të zbatojë rregullat e brendshme në staciondhe të sigurojë paprekshmërinë dhe abuzimin e mjediseve, teknikës, paisjeve etj.

✓ Të mbajë pastër dhe në gatishmëri të plotë automjetetzjarrfikës, pajisjet zjarrfikëse, të gjitha ambientet qëdisponon stacioni.

✓ Të jetë i sjellshëm në komunikim me qytetarët qëkërkojnë ndihmë, me kolegët duke pasqyruar një figurëqytetare dhe humane.

**Arsimimi dhe eksperienca**

✓ Të ketë përfunduar arsimin e mesëm  (Dëftesë pjekurie) sipas kërkesave të ligjit mbi PMNZSH.

✓ Kualifikime shtesë, trajnime në fushën e MNZ, aftësi, njohuri të ndryshme ose përvoja të mëparshme që do tijepte një performancë më të mirë në punë.

 

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** APD shpall një vend vakant pranë Repartit të PMNZSH-së
