# APD shpall vend vakant për pozicion drejtues

> Me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook, Autoriteti Portual në Durrës bën me dije se ka shpallur pozicionin e punës&hellip;

**URL:** https://publialb.al/apd-shpall-vend-vakant-per-pozicion-drejtues/
**Published:** 2021-03-10
**Modified:** 2021-03-10

---

# Me anë të një njoftimi në faqen e tij zyrtare në FaceBook, Autoriteti Portual në Durrës bën me dije se ka shpallur pozicionin e punës vakant për Drejtorinë e Kontratave pranë Divizionit Juridik.

# Postimi i plotë:

 

***Autoriteti Portual Durrës shpall vakant pozicionin e Drejtorit të Drejtorisë së Kontratave, pranë Divizionit Juridik. ******Afati i aplikimeve nis nga dita e sotme, 10.03.2021 deri më datë 16.03.2021***

** **

**Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:**

- Zbaton me përpikmëri dhe në nivel të lartë profesional të gjitha detyrat e ngarkuara dhe të marra përsipër.

- Drejton, administron dhe mbikqyr punën e kryer nga përgjegjësit dhe specialistët e dy sektorëve në varësi, Sektori i Kontratave Koncensionare dhe Sektorin e Kontratave të Shërbimeve dhe Administrimi i Pronave.

- Jep përgjigje ligjore për problemet specifike që mbulon sipas detyrave që i ngarkohen brenda zyrës si dhe përpunon propozime lidhur me trajtimin e çeshtjeve të ndryshme me karakter profesional dhe teknik, sipas fushave që mbulon zyra.

- Është përgjegjës për cilësinë dhe saktësinë e materialeve të përgatitura.

- Punon në vazhdimësi për rritjen e aftësive vetjake profesionale, në funksion të plotësimit sa më të mirë të detyrës së ngarkuar, por edhe në njohjen dhe zbatimin e legjislacionit në fuqi.

- Merr pjesë në grupet që ngrihen për të verifikuar në terren pasuritë.

- Dhënien e mendimit përsa i përket kontratave, sa herë që kjo i kërkohet por pa u kufizuar.

- Bashkëpunon me sektorët e tjerë të Drejtorisë , por pa u kufizuar, në lidhje me adresimin e duhur për zgjidhjen e problematikave që rrjedhin gjatë administrimit të punës së dy sektorëve në varësi.

- Verifikon  problemet e pronësisë të raportuara nga përgjegjësi i Sektorit të Kontratave të Shërbimeve dhe Administrimi i Pronave dhe ofron  asistencë për të zgjidhur problemet e dala.

- Verifikon  problemet me shoqëritë koncesionare të raportuara nga përgjegjësi i Sektorit të Kontratave Koncensionare dhe ofron  asistencë për të zgjidhur problemet e dala.

- Rishikon praktikat e ndryshme juridike, ligjore në lidhje me ndryshimet e mundshme të pasurive të paluajtëshme si leje prishje, leje ndërtimi, etj.

- Siguron që të gjithë marrëveshjet dhe/ose kontratat e lidhura nga APD të jenë në përputhje dhe në zbatim të legjislacionit shqiptar të zbatueshëm.

- Ka të drejtë të ndjekë trajnime profesionale në të gjitha fushat me objektivin për të përmirësuar aftësitë e tyre personale dhe kompetencat.

- Merr pjesë dhe organizon grupe pune me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv për hartimin dhe rishikimin e kontratave, rregulloreve etj.

- Vepron me një sjellje etike dhe profesionale duke përmbushur standardet e kërkuara dhe siguron që ligjet, rregulloret dhe kodet shqiptare respektohen gjithmonë.

- Në cilësinë e Drejtorit të Drejtorisë merr ka përgjegjësi të kontrollojë nëse punonjësit në varësi zbatojnë rregullat e etikes në kontaktet zyrtare me eproret dhe koleget e tyre, si dhe propozon ose merr masat e duhura disiplinore për shkeljet e tyre.

**Arsimimi dhe eksperienca**

- Të ketë përfunduar studimet e larta universitare në Fakultetin Juridik ose Shkenca Ekonomike/Management.

- Diplomë të Nivelit të dytë, “Master Shkencor/Profesional” apo të barazvlefshme me të sipas parashikimit në legjislacionin në fuqi për arsimin e lartë.

- Trajnime profesionale apo pjesëmarrje në konferenca kombëtare apo ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të burimeve njerëzore.

- Të ketë një eksperiencë pune 5 vjet në profesion.

- Të ketë njohuri në një gjuhë të huaj.

- Kualifikime shtesë, trajnime, aftësi, njohuri, attribute personale, mjeshtëri dhe/ ose përvojë që do të jepte një performance efikase më të lartë të punës.

**Aftësi dhe kompetenca kryesore**

- Të ketë njohuri shumë të mira të kuadrit ligjor, nënligjor në fushën e hapësirës detare dhe menaxhimit të burimeve njerëzore.

- Shkathtësi të lartë në menaxhim, organizim, caktim të objektivave dhe planifikim.

- Aftësi në komunikim me eproret, kolegët dhe vartësit.

- Aftësi të organizimit dhe të drejtimit të punës në grup, aftësi gjykimi dhe hartimi të dokumentave të ndryshëm.

**Dokumentacioni që duhet të dorëzohet nga aplikantet brenda datës,  16.03.2021:**

- Librezë Pune.

- Fotokopje e Librezës së Kontributeve.

- Fotokopje e Librezës së Energjisë Elektrike

- Fotokopje Leje Drejtimi

- Fotokopje e Kartës së Identitetit

- Certifikatë Familjare.

- Raport mjeko-ligjor (i aftë për punë)

- Vërtetim Banimi.

- Curriculum Vitae

- Diplomë e noterizuar + Listë notash e noterizuar

- 3 Foto

- Vërtetim  Prokurorie

- Vërtetim Përmbarimi

- Vërtetim Gjykate

- Dëshmi penaliteti

---

**Categories:** Aktualitet
