# Arbana nuk e fsheh më shtatzëninë; Poston foto nga fundjava në mal

> Këto ditë korriku, ku temperaturat në kryeqytet janë në kufijtë e të padurueshmes, Arbana ka zgjedhur malin për t’iu arratisur vapës. Ajo ka postuar një&hellip;

**URL:** https://publialb.al/arbana-nuk-e-fsheh-me-shtatzenine-poston-foto-nga-fundjava-ne-mal/
**Published:** 2020-07-11
**Modified:** 2020-07-11

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/arbana-300x255.jpg)

Këto ditë korriku, ku temperaturat në kryeqytet janë në kufijtë e të padurueshmes, Arbana ka zgjedhur malin për t’iu arratisur vapës. Ajo ka postuar një foto nga Qafa e Thores, një vend i bukur piktoresk rrugës për në theth. Moderatorja ka postuar një foto teksa shijon kosin e famshëm të deles që përgatisin aty dhe nuk e ka fshehur më trupin siç ka bërë deri më tani në Instagram.

Edhe pse ka veshur kanatiere të zezë, asaj i dallohet barku i madh dhe i rrumbullakosur, tashmë pranë muajve të fundit të shtatzënisë. Megjithatë, ajo vazhdon të ruajë një look sportiv me kanatiere dhe xhinse që ndoshta ia ka marrë borxh Eduartit.

 

 

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Arbana nuk e fsheh më shtatzëninë; Poston foto nga fundjava në mal
