# Arjoni flet për marrëdhënien me Serenën: “Komunikimi i parë ka qenë erotik”...

> I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Arjon Luli, së bashku me partneren e tij, Serena. Ish-konkurrenti foli për jetën e tij të re&hellip;

**URL:** https://publialb.al/arjoni-flet-per-marredhenien-me-serenen-komunikimi-i-pare-ka-qene-erotik/
**Published:** 2021-04-17
**Modified:** 2021-04-17

---

I ftuar në studion e emisionit “Shqipëria Live”, Arjon Luli, së bashku me partneren e tij, Serena. Ish-konkurrenti foli për jetën e tij të re me të dashurën dhe zbuloi a ishte xheloz për videot e saj erotike.

Ata të dy treguan se janë njohur në rrjetet sociale dhe se ka qenë Serena, ajo që i ka shkruar e para Arjonit. Ky i fundit zbuloi gjithashtu se nuk do të rikthehej më në “Për’puthen” pasi e ka gjetur vajzën që ia plotëson të gjitha kushtet.

![“Komunikimi i parë ka qenë erotik”, Arjoni flet për](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607a9f49822bf.jpg)

***Intervista:***

**Si po shkon marrëdhënia juaj?**

Arjoni: Shumë mirë

Serena: Super. E kalojmë shumë mirë bashkë, jemi të pandarë

**Ku jeni njohur me njëri-tjetrin?**

Arjoni: Në rrjetet sociale, në internet. Jemi takuar menjëherë, nuk kemi pritur që të shkruajmë me mesazhe, me e zgjat.

**Ti e ke parë në “Për’puthen”?**

Serena: Unë e njoha Arjonin te skandali që ka bërë. Faktikisht më erdhi keq, gjithë ato komente negative. Unë jam marrë vetë me këtë fushë që e vogël dhe më erdhi si habi. Thashë ta njoh.

**E mban mend çfarë i shkruajte?**

Arjoni: Ka qenë pak dirty (pis), me mirë mos ta them.

Serena: E kemi bërë me emoji, një pjeshkë dhe…

**Pse ka nga ata që thonë se ju nuk jeni çift?**

Arjoni: Xhelozi. Njerëzit gjykojnë thjesht se duan të gjykojnë.

**Ju po e përdorni lidhjen për famë?**

Arjoni: Ne kemi ndjenjat tona. Kjo fama jonë është një plus

Serena: Pse mos ta shprehim në publik.

![“Komunikimi i parë ka qenë erotik”, Arjoni flet për](https://cdnimpuls.com/gazeta-shqip.com/media3/-640-0-607a9f49d553d.jpg)

**A nuk bëhesh xheloz për postimet në rrjetet sociale?**

Serena: Jemi mendje hapur, dhe i pranojmë gjërat e njëri-tjetrit. “Twerk”-un e kam pasion, e kam bërë që e vogël.

Arjoni: Serenës nuk i pëlqen shpejtësia e madhe kur eci me makinë

**Kush është më xheloz?**

Arjoni: Jemi shumë pak xheloz. Djemtë 9i shkruajnë mesazhe Serenës. Unë nuk i shoh, vetëm kur ka ndonjë gjë për të qeshur që mi tregon vetë Serena. Edhe mua më shkruajnë mesazhe.

**Kush ka ardhur në studion e “Shqipëria Live” është rikthyer në “Për’puthen”, ti Arjon?**

Arjoni: Qëllimi i emisionit është të gjesh dashurinë, unë kur e kam një vajzë të mirë që më plotëson kushtet.

**Po videot erotike që bëni, ku i postoni?**

Arjoni: Nuk është erotik. VIP mund të flasin me fansat

Serena: Komentojnë me fansat foto erotike. Është program amerikan, e kam vetëm unë në Shqipëri.

**Propozimi më i çuditshëm që ju kanë bërë si çift? Ndonjë video erotike?**

Arjoni: Mbase një ditë mund të shikoni një video

---

**Categories:** Showbizz
