# Armë në banesë, arrestohet 32 vjeçari

> Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bëri me dije se goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/arme-ne-banese-arrestohet-32-vjecari/
**Published:** 2021-02-08
**Modified:** 2021-02-08

---

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës bëri me dije se goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohet një armë zjarri automatik, arrestohet në flagrancë poseduesi.

*Njoftimi i policisë:*

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave që disponojnë armë zjarri, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin:

F. GJ., 32 vjeç, banues në fshatin Perlat, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri automatik, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** Armë në banesë, arrestohet 32 vjeçari
