# Arrestohet 31-vjeçari pasi abuzonte seksualisht me 16-vjeçaren, bie në pranga dhe shtetasi turk

> Një 31-vjeçar në Sarandë është arrestuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me një të mitur.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/arrestohet-31-vjecari-pasi-abuzonte-seksualisht-me-16-vjecaren-bie-ne-pranga-dhe-shtetasi-turk/
**Published:** 2021-04-04
**Modified:** 2021-04-04

---

Një 31-vjeçar në Sarandë është arrestuar ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë me një të mitur. Mësohet se në pranga është vënë E. S., banues në Sarandë.

31-vjeçari u shpall në kërkim më 1 prill pasi një 16 vjeçare ka bërë kallëzim se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Po ashtu, policia në Sarandë ka arrestuar edhe një 42-vjeçar turk të cilin Gjykata e Apelit Gjirokastër, me vendimin e datës 20 mars 2021, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale ‘’Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”

---

**Categories:** Kronikë
**Tags:** 31-vjecari, abuzimi, turku, vajza
