# Në makinë në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti

> Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka bërë me dije se ka arrestuar një person që ka drejtuar mjetin në gjëndje të dehur Njoftimi i&hellip;

**URL:** https://publialb.al/arrestohet-ne-flagrance-dhe-1-drejtues-mjeti/
**Published:** 2021-01-18
**Modified:** 2021-01-18

---

Drejtoria Vendore e Policisë në Durrës ka bërë me dije se ka arrestuar një person që ka drejtuar mjetin në gjëndje të dehur

Njoftimi i Policisë;

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasin R. D., 53 vjeç, banues në Sukth, pasi në Shijak u konstatua duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur.

---

**Categories:** Kronikë
