# Arrestohet një 41-vjeçar në Tiranë/ Abuzonte me vajzën e mitur të bashkëjetueses

> Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 41-vjeçari i cili nuk është emër i panjohur për uniformat blu. Bëhet fjalë për shtetasin me&hellip;

**URL:** https://publialb.al/arrestohet-nje-41-vjecar-ne-tirane-abuzonte-me-vajzen-e-mitur-te-bashkejetueses/
**Published:** 2021-04-03
**Modified:** 2021-04-03

---

Policia e Tiranës është vënë në kërkim të një 41-vjeçari i cili nuk është emër i panjohur për uniformat blu.

Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I.Sh. i cili ka qenë i dënuar për vjedhje. Por së fundmi atë e ka denoncuar bashkëjetuesja e tij.

Nënë e një vajze të mitur, gruaja e shqetësuar ka shkuar në Komisariat dhe e ka denoncuar 41 vjecarin me të cilin kishte një lidhje intime, pasi dyshohet se ai ka kryer vepra të turpshme me të voglën e saj.

“Më datë 02.04.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit I. Sh., 41 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi ka kryer vepra të turpshme me vajzën e mitur të bashkëjetueses së tij”, tha policia.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** 41-vjecari, bashkjetuesia, vajza
