# Aurela Gaçe bëhet nostalgjike, këngëtarja ndan pamjet nga klipi i saj i parë

> Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Ajo është padyshim një ndër artistet më energjike të skenës muzikore shqiptare, e&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aurela-gace-behet-nostalgjike-kengetarja-ndan-pamjet-nga-klipi-i-saj-i-pare/
**Published:** 2020-07-14
**Modified:** 2020-07-14

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/Screenshot_4-3-598x450-1-300x226.png)

Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Ajo është padyshim një ndër artistet më energjike të skenës muzikore shqiptare, e cila me performancat e saj elektrizon gjithë publikun. Aurela është treguar gjithmonë transparente me ndjekësit e saj dhe cdo ditë në rrjetet siciale ndan momente nga jeta profesionale dhe përditshmëria e saj. A e mbani mend klipin e parë të këngëtares? Aurela ka ndarë sot një video të këngës Cimica, pasi bëhen plot 20 vite që është publikuar. Ky është klipi i parë i këngëtares, që pasoi dhe shumë të tjera mjaft të pëlqyera. “Fiks 20 vjet nga kjo këngë. Ishte verë 2000. Klipi im i parë. Cimica ( ose kënga eKaçakut)”, shkruan Aurela krahas videove.

 

Ky postim i ka bërë nostalgjikë të gjithë, të cilët kanë nxituar të lënë komente nga më pozitivet për artin e Gaçes.

---

**Categories:** Lajme, Showbizz
**Tags:** Aurela Gaçe bëhet nostalgjike, këngëtarja ndan pamjet nga klipi i saj i parë
