# "Aureljana Vushaj më e bukura e bjeshkëve të Malësisë së Madhe "

> Me datë 13 gusht 2023 në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, u zhvillua spektakli i përvitshëm (Logu i Bjeshkëve) apo siç quhet ndryshe &#8220;Miss&hellip;

**URL:** https://publialb.al/aureljana-vushaj-me-e-bukura-e-bjeshkeve-te-malesise-se-madhe/
**Published:** 2023-08-18
**Modified:** 2023-08-18

---

Me datë 13 gusht 2023 në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, u zhvillua spektakli i përvitshëm (Logu i Bjeshkëve) apo siç quhet ndryshe “Miss Bjeshka”

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/08/IMG_20230818_090419-202x300.jpg)

Në këtë eveniment që vjen nga shekujt,vajzat konkurente duhet që të jenë të veshura me Xhubletën autentike tradicionale të Malësisë së Madhe e cila tashmë është e vlerësuar dhe e Mbrojtur nga UNESCO.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/08/IMG_20230818_090436-205x300.jpg)

Kurorën e bukurisë së Bjeshkëve 2023 e fitoi vajza me numrin 1 e cila është nga Vermoshi dhe quhet Aureljana Vushaj, Aureljana e veshur me Xhubletën Ilirjane jepte një pamje që e kthente në një mbretëreshë të ëmbël dhe të bukur, në një zanë bjeshkësh’ bukurinë hijeshinë dhe fisnikërinë e kësaj bukurosheje do e kishte zili çdo mbretëreshë, një pamje natyrale me një freski alpesh bëri që juria të vendoste që kurorën e bukurisë së Bjeshkëve të Malësisë së Madhe t’a merrte Aureljana Vushaj.

![](https://publialb.al/wp-content/uploads/2023/08/IMG_20230818_090454-288x300.jpg)

Aureljana vajza e bukur nga Vermoshi është si çdo vajzë tjetër malësore e cila ka ëndrra dhe projekte për të ardhmen, ajo vazhdon uneversitetin në degën Psikologji. Ne e falenderojmë dhe i urojmë suksese të mëtejshme “Miss Bjeshka 2023”  zonjushës bukuroshe Aureljana Vushaj.

NGA PAL QARRAJ. PUBLIALB.AL

---

**Categories:** Culture
**Tags:** "Aureljana Vushaj më e bukura e bjeshkëve të Malësisë së Madhe "
