# Baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e bebit të Kledi Kadiut

> Kledi dhe Charlotte kanë ndarë foto të ekos së bebushit në bark, duke zbuluar se do të vijë në jetë në muajin gusht. “Familja jonë&hellip;

**URL:** https://publialb.al/baba-per-here-te-dyte-zbulohet-gjinia-e-bebit-te-kledi-kadiut/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

Kledi dhe Charlotte kanë ndarë foto të ekos së bebushit në bark, duke zbuluar se do të vijë në jetë në muajin gusht.

> *“**Familja jonë do zmadhohet. Në gusht do vij nje gëzim i ri. Jemi jashtezakonisht të lumtur.”- shkroi Kledi në llogarinë e tij.*

Së fundmi ata kanë zbuluar gjininë e bebit  dhe duket se bebi këtë radhë do të jetë djalë. Në një foto familjare, shihet që vajza e tyre ka lyer dorën me bojë blu dhe mbi barkun e nënës ka vendosur shenjat e gishtave.

> *“Lea zbuloi një sekret, kush e kuptoi”,* ka shkruar balerini shqiptar krahas fotos.

Kujtojmë se para pesë vitesh, Kledi Kadiu, u bë baba për herë të parë. Partnerja e tij Charlotte solli në jetë një vajzë që e pagëzuan me emrin Lea, e cila ishte një kopje e vogël e mamasë së saj.

Ai dhe balerina i thanë “Po” dashurisë së tyre disavjeçare në një ceremoni përrallore që u mbajt në Itali në qershor të vitit 2018. Madje, në dasmën e tyre mori pjesë edhe vogëlushja Lea.

---

**Categories:** Showbizz
