# Ballsh/ Shpërthen një pus nafte , pëson djegie të rënda në trup puntori

> Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga ky shpërthim i pusit të kompanisë Armo ka pësuar djegie të shumta shtetasi Viktor Balla, 51 vjeç, i cili&hellip;

**URL:** https://publialb.al/ballsh-shperthen-nje-pus-nafte-peson-djegie-te-renda-ne-trup-puntori/
**Published:** 2021-05-03
**Modified:** 2021-05-03

---

Si pasojë e zjarrit të shkaktuar nga ky shpërthim i pusit të kompanisë Armo ka pësuar djegie të shumta shtetasi Viktor Balla, 51 vjeç, i cili është dërguar në Spitalin e Fierit.

Siç raportohet, 51-vjeçari ka pësuar djegie në 40% të trupit dhe ndodhet në reanimacion. Ndërkohë, nuk dihen ende rrethanat, në të cilat ka shpërthyer zjarri. Policia po nis hetimet për të hetuar rrethanat dhe shkaqet e rënies së këtij zjarri në pusin e naftës në Qafën e Kashit.

Policia njofton se sot rreth orës 07:30, në vendin e quajtur “Qafa e Kashit”, në një firmë private nafte, gjatë procesit të punës, në tubacionin e furnizimit ka marrë flakë në sipërfaqe një depo e dekantimit të naftës.

Për pasojë ka marrë djegie sipërfaqësore një punëtor i kësaj kompanie, shtetasi V. B., rreth 50 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

---

**Categories:** Aktualitet
