# Bardh Spahia denoncon: Covid edhe në Kryeministri. Po mbahet e fshehur

> Denoncimi i fundit i Partisë Demokratike, në lidhje me situatën e COVID-19 në vend, vjen nga ish deputeti Bardh Spahia. Ky i fundit shkon dhe&hellip;

**URL:** https://publialb.al/bardh-spahia-denoncon-covid-edhe-ne-kryeministri-po-mbahet-e-fshehur/
**Published:** 2020-06-16
**Modified:** 2020-06-16

---

Denoncimi i fundit i Partisë Demokratike, në lidhje me situatën e COVID-19 në vend, vjen nga ish deputeti Bardh Spahia. Ky i fundit shkon dhe më tej, duke thënë se  raste janë shfaqur edhe në kryeministri, por kjo gjë mbahet e fshethtë sipas tij.  Bardhi ka reaguar sot me anë të një postimi në rrjetin social “FaceBook”që është shpërndarë dhe nga Partia Demokratike, mesditën e sotme.

Postimi i plotë:

COVID EDHE NE KRYEMINISTRI

Cfarë ndodh kur Covid-i shfaqet edhe në kryeministri? Natyrisht nuk thuhet, por fajësohen qytetarët “e pabindur”, që nuk zbatojnë rregullat e distancimit social. 28 nga 82 rastet e shpallura ditën e sotme i takojnë Tiranës dhe ajo që nuk thuhet është se raste janë shfaqur edhe në kryeministri, e për pasojë aty do ketë tamponim të gjerë gjatë ditës së sotme.

Si shpjegohet që protokollet e sigurisë nuk respektohen në institucionin më të lartë ekzekutiv të vendit, aty nga ku lëshohen kërcënimet me gjoba e burg për qytetarët?

Kush e ka përgjegjësinë për këtë?

Kryeministër, leri planet e errëta për të justifikuar zgjatje të gjendjes së fatkeqësisë natyrore, por shiko se cfarë ndodh në institucionin që drejton! Eshtë modeli më i shëmtuar që mund t’u japësh qytetarëve të cilët para pak ditësh I kërcënove me rimbyllje! Dështim total.

 

---

**Categories:** Politike
**Tags:** Bardh Spahia denoncon: Covid edhe në Kryeministri. Po mbahet e fshehur
