# Basha: Ky është një shqetësim përsa i përket buxhetit për financimin e bujqesisë, Shqipëria ofron mbështetje më të ulët për bujqësinë

> Kreu i Partisë Demokratike, Basha është ndalur tek një shqetësim akoma dhe më problematik, përsa i përket bujqësisë. Këtë mëngjes, Basha ngre pyetjen se sa përqind&hellip;

**URL:** https://publialb.al/basha-ky-eshte-nje-shqetesim-persa-i-perket-buxhetit-per-financimin-e-bujqesise-shqiperia-ofron-mbeshtetje-me-te-ulet-per-bujqesine/
**Published:** 2021-04-16
**Modified:** 2021-04-16

---

Kreu i Partisë Demokratike, Basha është ndalur tek një shqetësim akoma dhe më problematik, përsa i përket bujqësisë.

Këtë mëngjes, Basha ngre pyetjen se sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët. Në përgjigjen e tij, kryedemokrati thekson se Shqipëria ofron mbështetjen më të ulët për bujqësinë.

**Mesazhi i Bashës:**

8 ditë deri më 25 prill. 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Sa përqind e fondeve të akorduara për bujqësinë shkojnë për fermerët? Përgjigjja: 40%. Shqipëria ofron mbështetje më të ulët direkte për bujqësinë në raport me vendet e tjera të rajonit.

---

**Categories:** Politike
