# Basha: Shqipëria në një ndër vendet me çmimin më të lartë, në botë për naftën

> Kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij, një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto tetë vite qeverisje. Në një postim në “Instastory”, Basha&hellip;

**URL:** https://publialb.al/basha-shqiperia-ne-nje-nder-vendet-me-cmimin-me-te-larte-ne-bote-per-naften/
**Published:** 2021-04-19
**Modified:** 2021-04-19

---

Kryedemokrati Lulzim Basha, ka renditur sipas tij, një nga dështimet e kryeministrit Edi Rama në këto tetë vite qeverisje.

Në një postim në “Instastory”, Basha thotë se një traktor, paguan çmimin e naftës më të lartë në Shqipëri.

Ai thotë ndër të tjera se “Taksa Rama” mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë.

“5 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Cili paguan çmimin e naftës më të lartë në Shqipëri. Përgjigja një traktor. Taksa Rama mbi naftën e ka kthyer Shqipërinë në një ndër vendet me çmimin më të lartë të naftës në botë”, shkruan Basha.

- [![foto galeri ](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Screenshot_2-11.png)](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Screenshot_2-11.png)

- [![foto galeri ](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Screenshot_3-8.png)](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2021/04/Screenshot_3-8.png)

---

**Categories:** Politike
