# Bashkëshortja e aktorit Muharrem Hoxha humb jetën nga kovidi, Teatri i Durrësit mesazh ngushëllimi

> Është ndarë sot nga jeta bashkëshortja e aktorit Muharrem Hoxha, e cila nuk e fitoi betejën me covid-19. Ngushëllimet në adresë të aktorit dhe familjes&hellip;

**URL:** https://publialb.al/bashkeshortja-e-aktorit-muharrem-hoxha-humb-jeten-nga-kovidi-teatri-i-durresit-mesazh-ngushellimi/
**Published:** 2021-03-11
**Modified:** 2021-03-11

---

Është ndarë sot nga jeta bashkëshortja e aktorit Muharrem Hoxha, e cila nuk e fitoi betejën me covid-19. Ngushëllimet në adresë të aktorit dhe familjes së tij kanë qënë të shumta, ndërkohë që dhe Teatri Aleksandër Moisiu në Durrës është bashkuar me një mesazh.

 

“Edhe në fatkeqësinë e kolegut tonë të nderuar Muharrem Hoxha që humbi bashkëshorten, ne marrim pjesë sinqerisht edhe me dhimbje”, shkruan Teatri në një postim në faqen zyrtare në FaceBook.

 

Postimi i plotë

Për çdo artist, bashkëshorti apo bashkëshortja është një dominant i rëndësishëm në krijimtarinë e tij artistike, aq më tepër për një artist-aktor, arti i të cilit është kolektiv dhe ku dhe jeta e përditshme është e ngjashme me atë familjare. Ndaj fikja e një prej bashkëshorteve të një artisti-aktor është e barabartë me dhimbjen që ndjen çdo njeri për humbjen e një të afërmi.

Edhe në fatkeqësinë e kolegut tonë të nderuar Muharrem Hoxha që humbi bashkëshorten, ne marrim pjesë sinqerisht edhe me dhimbje.

Ngushëllime miku ynë Muharrem për humbjen e bashkëshortes tënde të dashur DIZI.

?? ???ℎ???.

?????????. ?????? & ???????.

?????̈?.

---

**Categories:** Aktualitet
**Tags:** Bashkëshortja e aktorit Muharrem Hoxha humb jetën nga kovidi, Teatri i Durrësit mesazh ngushëllimi
