# “Beje për veten dhe të dashurit”, mjeku thirrje qytetarëve: Më lehtë se sa maska e oksigjenit

> Teksa maska tashmë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura publike, si një masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, vjen një mesazh sensibilizues.&hellip;

**URL:** https://publialb.al/beje-per-veten-dhe-te-dashurit-mjeku-thirrje-qytetareve-me-lehte-se-sa-maska-e-oksigjenit/
**Published:** 2020-07-20
**Modified:** 2020-07-20

---

![](https://adrianet.al/wp-content/uploads/2020/07/110315111_1001641446958572_8202541470772637615_o-450x450-1-300x300.jpg)

Teksa maska tashmë është bërë e detyrueshme në ambientet e mbyllura publike, si një masë për të frenuar përhapjen e koronavirusit, vjen një mesazh sensibilizues. Ka qenë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ajo që ka publikuar mesazhin e mjekut Arben Baboçi, i cili i bën thirrje qytetarëve që të përdorim maskën, për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre. “Është shumë më e lehtë të mbash këtë maskë, se sa maskën e oksigjenit. Bëje për vete, për të dashurit e tu e për të tjerët që të rrethojnë”, tha Baboçi.

---

**Categories:** Aktualitet, Lajme
**Tags:** “Beje për veten dhe të dashurit”, mjeku thirrje qytetarëve: Më lehtë se sa maska e oksigjenit
